Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në lagjen Rus dhe nga të dhënat e para, objektiv ishte automjeti Range Rover që shihni në foton më lart.
Sipas asaj që raporton gazetarja Emi Kalaja, nga ngjarja nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, tha policia e Shkodrës në një informacion për mediat.