Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur një shkollë në Suedi.
Policia suedeze tha se një adoleshent u qëllua me armë zjarri në tentativë për ta vrarë. Ngjarja është regjistruar një shkollë pranë Stokholmit.
I plagosuri është dërguar me ambulancë në spital, thuhet në njoftimin e policisë.
“Fëmija i plagosur ishte i vetëdijshëm dhe në gjendje të fliste kur policia mbërriti në vendngjarje”, njoftuan autoritetet.
Ndërkohë, autori i dyshuar është vënë në pranga.