Dy oficerë policie u plagosën dhe një person i armatosur u vra të hënën në mëngjes në një shkëmbim të të shtënave me armë në një dyqan Walmart në Forrest City në Arkansas të SHBA-së.
Sipas mediave të huaja, Shefi i policisë së qytetit Deon Lee tha se njëri prej oficerëve u dërgua në një spital rreth 45 milje (70 kilometra) në lindje në Memfis, ku ai ishte në operacion, dhe prognoza fillestare është “ai do të jetë në rregull”.
Siç bëhet e ditur, oficerët iu përgjigjën pasi dikush thirri policinë për të raportuar një njeri që po bënte kërcënime.
“Për shkak të heroizmit dhe reagimit të policisë, asnjë civil nuk u lëndua”, tha kryetari i Bashkisë Forrest, Cedric Williams.
Zëdhënësi i Walmart, Scott Pope tha se kompania po ndihmonte në hetimin e policisë, por nuk dha komente të mëtejshme.