Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar një person në lidhje me rastin e datës 02.11.2020, kur sipas raportimit, në rrugën “Cvetan Dimov” një grup i armatosur kishte qëlluar me armë zjarri drejt shtëpisë së A.K.
Në lidhje me: MPB me detaje rreth të shtënave me armë zjarri në Çair
Policia njofton se është arrestuar personi K.L. (24) nga Shkupi. Gjatë bastisjes policia ka gjetur edhe armën me të cilën është gjuajtur.
24-vjeçari është arrestuar dhe kundër tij është parashtruar padi penale, ndërsa me vendim të gjykatësit në procedurë paraprake, për të akuzuarin janë caktuar 30 ditë paraburgim.