Ylli i tenisit kinez Peng Shuai mohoi të kishte postuar një shkrim në mediat sociale muajin e kaluar, që akuzonte një ish zyrtar të lartë të partisë komuniste se e kishte ngacmuar atë seksualisht.
Përmes një interviste televizive të postuar të djelën nga një gazetë me seli në Singapor, tenistja Peng shprehet se “ajo nuk ka shkruar asgjë që akuzon dikë për sulm seksual”.
Zonja Peng tha se postimi i saj fillestar në median sociale kineze “Weibo”, është një çështje private dhe se ajo ka qënë e lirë të lëvizë gjatë gjithë kohës.
Më dy nëntor, zonja Peng në postimin e saj vinte në dukje se ish zëvendëskryeministri Zhang Gaoli e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale dhe se më pas marrëdhënia mes tyre kishte vazhduar herë pas here me pëlqimin e të dy palëve. Postimi i saj u fshi me shpejtësi dhe ajo nuk u pa në publik për disa kohë. Mungesa e saj ngjalli shqetësime derisa ajo u shfaq publikisht në një aktivitet tenisi disa ditë më pas.