Paraqiten në pune kryebashkiaku i ri dhe i vjetri
Ka nisur me tension kjo e hënë në Bashkinë e Devollit. Shkak është bërë paraqitja në detyrë e kryebashkiakut të ri, Eduard Duro, i cili ka mbërritur në zyrë që në orën 06:30 i shoqëruar edhe nga forca të shumta të policisë.
Rreth orës 08:00 në Bashki ka mbërritur edhe ish-kryebashkiaku demokrat Bledion Nallbati, i shoqëruar nga administrata. Ish-kryebashiaku tha se bashkia është pushtuar dhe administrata nuk mund të punojë nën terrorin e policisë.
Ai është shprehur se do të vazhdojë punën, pasi nuk e njeh 30 Qershorin dhe se do të paraqitet çdo ditë në punë. Bashkia e Devollit ishte e para që zyrtarizoi kryetarin e ri.