Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të zhvillojnë një bisedë telefonike të martën lidhur me rritjen e tensioneve për Ukrainën.
Lajmi është bërë publik nga Shtëpia e Bardhë, ku në një njoftim bëhet me dije se telefonata mes dy presidentëve do të zhvillohet të martën.
Rritja e tensioneve me Rusisë dhe Ukrainës është në pikën më kritike dhe sipas agjencive të inteligjencës amerikane mund të ketë luftë.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA kishte prova se Rusia kishte bërë plane për një sulm “në shkallë të gjerë” në Ukrainë. Por ai shtoi se ishte e paqartë nëse Putin kishte marrë një vendim përfundimtar për të pushtuar.
Rusia ka mohuar çdo qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën se është ajo që po nxit konfliktin në rajon.
Por nga ana tjetër Ukraina thotë se Rusia ka vendosur automjete të blinduara dhe 94,000 trupa përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.