Policia në Kaliformi arrestoi një burrë të armatosur që u afrua në tubimin e Donald Trump në Kaliforni. Pak pas ngjarjes sherifi Chad Bianco doli në një konferencë për mediat, ku tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Sherifi thotë se Coachella, vendi ku mbahej mitingu, kishte dy perimetra sigurie, një perimetër të jashtëm dhe një perimetër të brendshëm.
I dyshuari iu afrua perimetrit të jashtëm, “i dha të gjitha indikacionet se ai lejohej të ishte atje, ai u lejua përmes atij perimetri të jashtëm, pasi arriti në atë perimetrin e brendshëm “shumë parregullsi që u shfaqën”, thotë sherifi.
Brenda automjetit ishte “mjaft rrëmujë dhe kishte një targë false, gjë që nxiti hetime të mëtejshme”, thotë ai.
Hetuesit gjetën pasaporta të shumta me emra të shumtë, patenta të shumta shoferi, thotë sherifi, duke shtuar se targa ishte e pa regjistruar.
Sherif Bianco shton më pas se i dyshuari mundi të kalonte në perimetrin e dytë sepse “ai pretendonte se ishte gazetar dhe pretendonte se kishte statusin VIP në ngjarje”.
I dyshuari Vem Miller u tha autoriteteve se ai ishte një anëtar i grupit të ekstremit të djathtë të quajtur Qytetarët Sovran, thotë sherifi Bianco, i cli doli para mediave pasi autoritetet parandaluan atë që mund të quhet si tentativa e tretë për të vrarë kandidatin republikan për President, Donald Trump.
Ai thotë se targa ishte gjithashtu “tregues i një grupi individësh që pretendojnë se janë Qytetarë Sovranë”, por nuk ka arritur në përfundimin se Miller ishte anëtar.
“Unë nuk do të thosha se është një grup militant. Është thjesht një grup që nuk beson në kontrollin e qeverisë,” thotë ai. “Ata nuk besojnë se qeveria dhe ligjet zbatohen për ta.”