Një 47-vjeçare, e cila tentoi të fuste në Shqipëri 36 mijë paund të padeklaruara ëshrë vënë nën hetim.
Shuma e parave është sekuestruar.
“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases L. B. (me shtetësi shqiptare dhe angleze), ku u gjetën rreth 36 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, njofton policia.
47-vjeçarja u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.