Tentoi për të kaluar mallra kontrabandë, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare e Rinasit.
Në pranga edhe doganieri i pikës doganore të Rinasit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Nga Specialistët e Seksionit për kontrollin e territorit në Komisariatin e Policisë Rinas, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
– Gerald Keta, 26 vjeç, banues në Tiranë.
– Geron Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë doganier në doganën Rinas).
Arrestimi i tyre u bë, pasi shtetasi Gerald Keta, në doganën Rinas tentoi të kalonte mallra kontrabandë (veshje) në mënyrë të kundraligjshme, ndërsa shtetasi Geron Hoxha (me detyrë doganier në Rinas), në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, ka shërdoruar detyrën duke lejuar që të kalonte mallrat kontrabanë shtetasi i mësipërm.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit G. K., dhe për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit G. H.