Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Bulqizë, lëkundjet e së cilës janë ndjerë edhe në Tiranë. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane- Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qënë 45 km nga Tirana.
Tërmeti është shënuar rreth orës 09.20, dhe epiqendra ndodhej 18 km në juglindje të qytetit të Bulqizës, me një thellësi 2 km. Aktualisht nuk ka raportime në lëndime në njerëz apo dëme materiale.