Një tërmet i fortë goditi mëngjesin e sotëm Greqinë me një magnitudë 5.4. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte 23 kilometra në veriperëndim të Antikythera në një thellësi nëntokë 57.6 kilometra nën tokë.
Tërmeti u ndje deri në Athinë duke shkaktuar panik tek banorët. Nga lëkundjet sizmike nuk pati dëme materiale dhe as të lënduar.