Një tërmet i fortë ka goditur gjatë natës ishullin e Kretës në Greqi. Sipas të dhënave të sizmiologëve grekë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7 i Shkallës Rihter.
Lëkundjet sizmike ishin me epiqendër në det në një thellësi 60 kilometra nën tokë. Pjesa jugore e ishullit të Kretës ndjeu më së shumti goditjen nga tërmeti.
Nga lëkundjet nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale. Megjithatë, ekipet e zjarrfikësve dolën në terren për të verifikuar nëse lëkundjet nga tërmeti i fortë kanë shkaktuar dëmtime.