Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë.https://www.youtube.com/embed/s3BxHUHpv-8?feature=oembed
Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka një thellësi 10 kilometra dhe një distancë 46 kilometra nga Zagrebi e 9 kilometra nga Sisak.
Mësohet se tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por ende nuk raportohet për humbje jete.
Ndërkohë sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se tërmeti ka qenë shumë i fortë dhe është ndjerë në Serbi dhe në Bosnje-Hercegovinë.