Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter pasditen e sotme.
Kështu njoftoi Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar.
Tërmeti ka ndodhur 18 kilometra në jugperëndim të qytetit të Janjinës.
Deri më tani nuk raportohet për dëme të mundshme materiale apo të lënduar.