Irani është goditur nga një tërmet i fuqishëm ditën e sotme me magnitudë 5.7, duke shkaktuar një të vdekur dhe katër të plagosur. Lëkundjet sizmike shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesa dhe në rrugë.
Qendra sizmiologjike e Iranit njoftoi se tërmeti goditi pjesën jugore të vendit. Lëkundjet sizmike u regjistruan në një thellësi 17 kilometër nën tokë. Pas tërmetit shkatërrues, goditjet vazhduan me disa mikro-tërmete.
Televizioni shtetëror iranian tha se ekipet shpëtimit kanë shkuar në zonat më të prekura nga tërmeti. Lëkundjet e forta sizmike u ndjenë deri në Kuvajt, Irak dhe Arabi Saudite. /TvKlan/