Tërmeti/ Çuçi bën bilancin: 10245 persona akoma në çadra

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të tretë Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit me pasoja tragjike.

Pas fjalës së kryeministrit ministri Blendi Çuçi bëri bilancin e situatës aktuale: “10245 persona akoma në çadra më shumë nga qarku i Durrësit, të akomoduarit në çadra janë nga zonat rurale që qëndrojnë aty me dëshirën e tyre”, tha ai.

Ministri Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të dëmeve nga tërmeti dhe banorëve që janë të strehuar aktualisht në hotele dhe çadra.

Shifrat nga Emergjencat

3613 persona janë në hotele
10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,
39310 objekte janë verifikuar
3580 të pabanueshme në Durrës
72 objekte janë shembur
10 në Tiranë
7 në Lezhë

Familjet përfituese të qirasë

Në Durrës 1310 familje
Në Shijak 1187
Në Tiranë 2274
Në Vorë 499
Në Kavajë 176
Në Kamëz 270
Në Lezhë 610

Meremetimet

887 leje në Tiranë
12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)

Shëndetësia

8 pacientë janë të shtruar te Trauma
3 janë dërguar për specializim jashtë vendit

Arsimi

53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan
Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla
14 në Tiranë
7 në Lezhë
28 shkolla janë meremetuar në Durrës

Leave a Reply