Tirana u godit nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e kësaj të marte. Lëkundjet ishin me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në Hamallaj të Durrësit.
Mësohet se lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Elbasan dhe Lezhë. Kohët e fundit Shqipëria është goditur vazhdimisht nga tërmetet.
Në orët e natës së dielës u ndjenë disa lëkundje me mangitudë 3.7 ballë, ndërsa në 26 Nëntor ra tërmeti shkatërrimtar 6.4, i cili la pas 51 viktima. Për lëkundjet e të dielës sizmiologët thanë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse janë paslëkundje të tërmetit të nëntorit.