Pamjet e shpërndara në Twitter ditën e sotme (14 Tetor) tregojnë momentin kur një tërmet me magnitudë 5 goditi rajonin Irkutsk të Rusisë. Tërmeti me magnitudë 5 ka pasur si epiqendër ujërat e liqenit Baikal, sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë në rajonin e Irkutsk.
“Sot në mëngjes, 14 Tetor, në orën 08:54 është regjistruar një tërmet, pasuar nga pasgoditje të tjera. Epiqendra e tërmetit është në ujërat e liqenit Baikal”, thuhet në deklaratë.