Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në Tajlandë i ka thënë televizionit BBC se ushtari që deri më tash i ka vrarë së paku 12 persona ndodhet ende në arrati. Ai i qëlloi njerëzit me një armë të gjatë në një tempull budist dhe në një qendër tregtare.
Policia e ka rrethuar ndërtesën e qendrës tregtare ku dyshohet se ndodhet sulmuesi dhe ka kërkuar nga banorët lokalë që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.
Gazeta lokale “The Bangkok Post” raportoi se ushtari 32-vjeçar ka marrë pengje brenda ndërtesës. Megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga organet kompetente. Raportohet se brenda qendrës tregtare janë dëgjuar përsëri të shtëna armësh.
Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi u sulmuesit, por ai ka qenë aktiv në Facebook gjatë kryerjes së sulmit. Ai madje i pyeti ndjekësit e tij nëse duhet të dorëzohet apo jo.
Më herët, ai e kishte publikuar një fotografi me pistoletë, me fjalët “është koha të magjepsem” dhe “askush nuk mund t’i shmanget vdekjes”.
Llogaria e tij në Facebook tashmë është mbyllur, shkruan “BBC”.