Tetë aeroplanë luftarakë F-15 të Forcave Ajrore të SHBA-ve, janë dërguar në Poloni, shkruan BBC.
“Disa aeroplanë amerikanë F-15 zbritën sot në bazën ajrore në Lask”, ka shkruar ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, transmeton Telegrafi.
“Tetë aeroplanë u janë bashkuar atyre që kanë arritur javën e kaluar”, ka shtuar ministri polak.
Gjatë vikendit është paralajmëruar që Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Poloni edhe 3 mijë ushtarë.
E deri më tani, prej tyre vetëm 1.700 kanë arritur.