Burhan Nuhiji nga Poroji i Tetovës këmbëngul se kurrë nuk ka vrarë askend dhe se ai po vuan burgun e përjetshëm për një vrasje që i është ngarkuar pas përfundimit të vitit 2001.
Bëhet fjalë për vrasjen e 18 vjeçarit Vanço Josifovski në lagjen Drenovec të Tetovës në vitin 2002, por që ajo që është më skandaloze ka të bëjë me faktin se policia pas pesë viteve nga ky rast, shpalli fajtor Burhan Nuhijin, një njeri familjar që kishte lënë armën pas përfundimit të luftës së 2001 si ushtarë i UÇK-së, por që kishte humbur edhe vëllain Selman Nuhiji gjatë kësaj lufte si luftëtar i UÇK-së.
Edhe nga shumë avokatë rasti është konsideruar skandaloz pasi që pa asnjë provë bindëse është dënuar Nuhiji, vetëm e vetëm që institucionet të heqin presionin e prindërve dhe qytetarëve.
Përkushtimi i këtyre djemve tetovar për liri dhe ideale kombëtare ishte një fund fatal, por që Burhani për këtë pjesë është gjithmonë krenarë dhe mban kokën lartë.
Burhani thotë për INA se pafajsisht në dhjetor të 2005 u mor në pranga nga policia dhe bashkëpunëtorët e saj, që sa për sy e faqe donin të mbyllnin këtë rast, sikur rastet e tjera me dhjetëra shqiptarë.
Ai ka theksuar për INA se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore.
“Mbi 15 vite po shpresoj se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm. Por, rastet kanë qenë edhe më eklatante nga një drejtësi dhe polici e koordinuar që pamëshirshëm dënon të pambrojturit dhe sidomos shqiptarët”, thekson Burhani i njohur si Poroji.
Sipas tij, familjarët e të riut kurrë nuk e kanë piketuar si autor dhe se nuk kanë shprehur akuza ndaj tij. Burhani po ashtu thotë se mbi 11 dëshmitarë kanë dëshmuar se ai nuk ka lidhje me rastin.
Avokati i tij Sasho Kocarev qysh në vitin 2008 e kishte gënjyer dhe mashtruar se lëndën e tij e ka dërguar në Gjykatën Supreme, por kjo nuk kishte ndodhur. Shoqatat për të drejtat e njeriut kërkojnë rigjykim për këtë rast.
Opinionisti Nijazi Muhamedit ka theksuar se rasti i Burhan Porojit i cili i ka të gjitha provat që është i pafajshëm, nga instanca e Gjykatës supreme ka mbi 13 vite që rrinë nëpër arkivave të kësaj të fundit.
“Unë njoh një rast eklatant të një dënuari më burgim të përjetshëm, që është nga një fshat i ngjitur me fshatin tim, nga Poroji dhe i dënuari quhet Burhan Poroji, dhe ankesa e tij për t’u rishikuar çështja e dënimit të tij të përjetshëm, se i ka të gjitha provat që është i pafajshëm, nga instanca e Gjykatës supreme, që dhjetë vjet rri e patrazuar në arkivën e kësaj gjykate, një rast, pra,që do të ishte i paprecedentë edhe në Afrikën e dikurshme të Jugut, kurse për Maqedoninë është një çmenduri e llojit të vet që të tmerron,e jo të quhet “gjyqësi demokratike”. Ja , bie fjala, kjo çështje mund të nisë të marrë zgjidhje për një ditë, nëse e trazon avokati i tij ,nëse e trazon Obdusmani apo komiteti i Helsinkut,etj”, thotë Muhamedi.
Sips tij, ky duhej të ishte preokupimi kryesor dhe sprovë e ndershmërisë edhe e atyre “përfaqësuesve shqiptarë” në koalicion me Zaevin, jo dalldisja e tyre pas zgjedhjeve lokale e të tjera interesa të tyre.