Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare sportive.
Në profilin e tij, numri dy i qeverisë ka paralajmëruar mundësi të reja për sportistët kosovarë.
“Kosova me hapa të sigurt po e ndërkombëtarizon sportin e saj. Prej sot, ajo është anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit dhe Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës. Viti i ardhshëm, vit i mundësive të reja për sportistët tanë“, ka shkruar Thaçi.