Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka postuar në Facebook një status të ashpër kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë për grupin e Drenicës.
“Drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit, i luftëtarëve të lirisë dhe i imi. Aktgjykimi për grupin e Drenicës e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së, por edhe për të njollosur vetë drejtësinë. Kjo tendencë tanimë nuk mbulohet nga asgjë dhe askush”, shkruan Thaçi, në Facebook, në një status të postuar vetëm pak minuta, pasi grupi i partisë së tij në Kuvend kërkoi shtyrjen e seancës për votimin e amendamenteve të Kushtetutës që themelojnë gjykatën që do të gjykojë krime të supozuara lufte të UÇK-së.