Ditën e hënë u hap konkursi për transformimin e hyrjes së Parkut të Liqenit në Tiranë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se projekti fitues do i hapë rrugën “programit të ri transformues për të gjithë parkun e integruar të Tiranës”.
“Do të krijojmë një hapësirë të përbashkët mes hapësirave të ndara ekzistuese në kryeqytet. Për këtë konkurs kanë shprehur interes shumë studio të huaja, që i falenderoj për ardhjen e tyre në Shqipëri”, tha kreu i qeverisë.
Rama shtoi: “Në fund të ditës, do të kemi një tjetër projekt me vlerë për të çuar përpara projektin e transformimit të qytetit tonë”.