Policia dhe Prokuroria e Tiranës shkatërruan një grup të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike me bazë në kryeqytet.
Në total janë 27 persona nën hetim për akuzat e prodhimit, shitjes dhe shpërndarjes së drogës. Nga kjo listë, 6 janë prangosur këtë të mërkurë, që i bashkohen listës së 11 të tjerëve të arrestuar ditën e martë.
Gjatë kontrolleve në banesat e pjesëtarëve të këtij grupi, policia thotë se ka gjetur sasi droge të llojit heroinë dhe armë, që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Operacioni për prangosjen e kësaj organizate nisi mesnatën e kaluar. Mësohet se grupi funksiononte prej një viti, ndërkohë që ndodheshin nën vëzhgim prej 6 muajsh si nga prokuroria ashtu edhe nga policia