Dronët goditën një bazë ajrore përtej Kurskut
Këto filmime janë dëshmi e një tjetër sulmi të ushtrisë ukrainase të kryer brenda territorit rus natën e kaluar, që goditi një bazë ajrore në qytetin e Lipeckut.
Sulmi u krye me një seri dronësh ukrainas që hynë thellë në territorin rus, në bazën ajrore që ndodhet 300 kilometra larg kufirit me Ukrainën, përtej rajonit të Kurskut që të Martën sulmua nga 1 mijë ushtarë ukrainas në të parën mësymje tokësore të ushtrisë së Kievit që prej Shkurtit 2022 kur nisi lufta ruse në Ukrainë.
Nga sulmi i Lipeckut u plagosën 9 persona, por ushtria ruse tha se shkatërroi në ajër 19 dronë ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në një dalje publike pranoi zyrtarisht se sulmet u kryen nga ushtria ukrainase pasi Keivi deri më tani nuk kishte bërë asnjë deklaratë publike.
Zelenski tha se ushtria ukrainase di si të surprizojë, ndërsa tha se rusët duhet ta ndjejnë në lëkurën e tyre luftën.
Ndërkaq, ushtria ukrainase publikoi këto pamje të filmuara me dronë, që tregojnë momente nga zënia rob e ushtarëve rusë brenda territorit të Rusisë, gjatë mësymjes ukrainase, ku u godit qyteza Sudzha pranë kufirit mes dy vendeve, ndërsa beteja ende nuk ka përfunduar.