Tmerr në Brazil! Stuhitë “apokaliptike” të rërës shkatërrojnë qytete dhe mijëra shtëpi

Qyteti Catanduva në Sao Paulo është përfshirë nga një stuhi rëre e cila ka zgjatur 20 minuta.

Siç duket edhe nga pamjet, i gjithë qyteti u “zhduk” për shkak të stuhisë së dendur të rërës ndërsa qielli mori ngjyrë kafe dhe portokalli.

Jo të gjitha thatësirat ndodhin për shkak të ndryshimit të klimës, por nxehtësia e tepërt në atmosferë po nxjerr më shumë lagështi nga toka, dhe po i bën thatësirat edhe më keq.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celsius që kur filloi epoka industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve, sipas BBC.

Leave a Reply