Radikali serb Vojislav Sheshel në televizionin tha se me zgjedhjen presidentit të ri Joe Biden do të dalin në sipërfaqe edhe problemet në Amerikë, dhe kjo do të bëjë që SHBA këto probleme t’i shfaqë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Sheshel u shpreh se Biden është armik i vjetër e i vërtetuar i Serbisë, dhe se ai do të bëjë gjithçka për të shkatërruar serbët dhe interesat e tyre.
Edhe më herët Sheshel e ka këshilluar presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të mos shkojë në takime në SHBA, pasi sipas tij amerikanët mund të tentojnë që ta helmojnë.
Vulin vizitë zyrtare në Moskë
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua të hënën me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, në…