Të paktën 12 persona u lënduan nga një tornado e fuqishme që “përfshiu” të martën (21/5) zonën e Iowa në SHBA, ndërsa disa të tjerë humbën jetën.
Deri më tani, nuk ka një numër zyrtar të viktimave. Qyteti i Greenfield pësoi shkatërrim të plotë pas tornados, me shtëpi të shkatërruara plotësisht dhe mbeturina kudo.
“Ky tornado shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit,” tha rreshteri Alex Dinkla, një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Iowa-s, në një konferencë shtypi në Greenfield.
Guvernatori i Iowa-s Kim Reynolds tha se “është shumë herët për të ditur pasojat e plota të stuhisë, përgjigjet do të jepen në orët dhe ditët në vijim”.
Së paku dhjetëra njerëz në Greenfield, një qytezë me rreth 2.000 banorë, u lënduan nga stuhia, tha Dinkla.
Për shkak se spitali i qytezës kishte pësuar dëme nga stuhia, të lënduarit u dërguan në spitalet e qytezave në afërsi për shërim. Guvernatorja e Ajovës, Kim Reynolds, tha se do ta vizitojë Greenfieldin të mërkurën.
“Derisa është shumë herët të dihet ndikimi i stuhisë, përgjigjet do të vijnë orët dhe në ditët në vijim”, tha ajo.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së kishte bërë disa paralajmërime për tornado për shumicën e Ajovës dhe për disa shtete në afërsi të martën.