Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, mes tyre nëntë fëmijë, si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në Bronx të New York-ut.
Një zyrtar i forcave zjarrfikëse, konfirmoi numrin e të vdekurve, ndërsa një tjetër konfirmoi se mes tyre ishin 9 fëmijë.
“Ky është një nga zjarret më të këqija që kemi parë këtu në qytetin e Nju Jorkut”, tha kryebashkiaku Eric Adams, në një konferencë për shtyp.
Të paktën 32 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital, ndërsa ndodhen në rrezik për jetën, tha më herët të dielën komisioneri i FDNY Daniel Nigro. Adams tha se gjithsej 63 persona u plagosën.
Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se viktimat ndodheshin në katet e sipërme të ndërtesës që u përfshi nga flakët.
Rreth 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut ishin në vendngjarje në një ndërtesë apartamentesh 19-katëshe. Zjarri filloi pak para orës 11 të mëngjesit në një apartament dupleks në katin e 2-të dhe të 3-të të ndërtesës, tha FDNY.