Të paktën tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar kur një tren doli nga binarët në shtetin amerikan të Montanës.
Ky incident ndodhi pasditen e 25 shtatorit, kur 146 pasagjerë dhe 16 pjesëtarë të ekuipazhit po udhëtonin me trenin që doli nga binarët.
Disa persona janë lënduar, por ende është i paqartë numri i saktë i të lënduarve.
Treni, që ishte nisur nga Çikago për në Sietëll kishte 10 vagonë dhe dy lokomotiva. Shtatë prej vagonëve dolën nga binarët.
Ende është i paqartë shkaku i këtij incidenti./rel