Eksplozivi i vendosur shpërtheu rreth orës 06 e 25 minuta, por fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme material dhe panik te banorët e zonës.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, ndërsa është bërë edhe marrja e pamjeve filmike të bizneseve të tjera te zonës të cilat mund të çojnë në identifikimin dhe kapen e autorit të vënies së tritolit.
Deri më tani nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia lënda shpërthyese në makinën e Lulëzim Kastratit të ketë lidhje me ushtrimin e detyrës së tij, si operator i zonës.