Një krim brenda familjes ka ndodhur në kryeqytetin grek në Athinë. Një shqiptar 40-vjeçar raportohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda banesës së çiftit. Sipas “Protothema”, pasi vrau gruan shqiptari shkoi në polici dhe denconcoi se “kishte therrur bashkëshorten”.
Autoritetet shkuan në apartamentin e çiftit, në katin e tretë, dhe gjetën gruan të vdekur të mbuluar nga pellgu i gjakut. Viktima është 31 vjeç, sipas mediave të Athinës. Motiv i krimit dyshohet të ketë qenë xhelozia e autorit.
Shqiptari është arrestuar dhe po vijojnë hetimet lidhur me këtë krim në familje.