“FBI-ja është plotësisht e paaftë për të ndaluar personat që nxjerrin informacione të klasifikuara në lidhje me sigurinë kombëtare, të cilët janë shtuar së tepërmi në qeverinë tonë prej disa kohësh. FBI nuk ka aspak aftësi gjurmimi të personave të brendshëm që kryejnë këto akte. Informacione të klasifikuara kanë dalë në media, një fakt shkatërrues për SHBA. Gjejini Tani”, shkruan ai në disa postime në Twitter.
Administrata Trump është në plan mbrotjeje përballë akuzave për lidhje të papërshtatshme me Rusinë, disa hetime janë në proces në lidhje me këtë çështje, duke përfshirë një me FBI-në. Të tronditur nga kjo çështje, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, Michael Flynn dha dorëheqjen javën e kaluar.
Shumica e akuzave kundër presidentit republikan dhe kabinetit të tij kanë ardhur nga mediat, që citojnë burime anonime në qeveri.