Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar numrin më të madh të trupave në Europë në 25 vitet e fundit.
Manovrat ushtarake të quajtur “Defender Europe”, do të jenë arsyeja e dërgimit të 20 mijë trupave amerikane në Europë me armatim të rëndë.
Manovrat po ndodhin në një kohë kur NATO po përballet me kritika nga të gjitha anët për rolin e saj dhe efektivitetin.
Në nëntor, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, e përshkroi Aleancën si “të vdekur në tru”, ndërsa presidenti i SHBA’së, Donald Trump, kritikoi vendet anëtare që nuk po kontribuojnë në buxhetin e NATO’s.
Por pasi Samitit të 70 vjetorit, ku Trump tha se i detyroi shtetet të paguajnë pjesët e tyre, ai ka dërguar 20 mijë shërbyes për tu bashkuar me trupat tjera të NATO’s.
Sekretari Gjeneral i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha se madhësia e manovrës është kujtesë për forcën e aleancës.
“Defender Europe ka bërë që të kemi dërgimin më të madh të trupave amerikane në Europë në 25 vitet e fundit dhe kjo tregon për përkushtimin e SHBA’së në NATO për lirinë dhe sigurinë në Europë”, tha ai.
Edhe pse shumica e ushtrimeve do të ndodhin në Vendet Baltike, Stoltenberg tha se kjo në asnjë mënyrë nuk është tregim i fuqisë ndaj Rusisë.