Trump dhe Harris ashpërsojnë tonet para zgjedhjeve

Akuzojnë njëri-tjetrin: Fashist! Kërcënim për demokracinë!

Afrimi i zgjedhjeve presidenciale dhe diferenca aq e ngushtë në sondazhe sa e bën të paparashikueshëm rezultatin e 5 Nëntorit ka bërë që Trump dhe Harris të ashpërsojnë tonet e fushatës. Kandidatja demokrate shfrytëzoi rrëfimin e ish-ndihmësit të Trumpit kur ishte president, John Kelly për ta quajtur rivalin e saj fashist dhe me paqëndrueshmëri në rritje.

“Është pabesueshmërisht e rrezikshme që Donald Trump merr si shembull Adolf Hitlerin. Është e qartë nga fjalët e John Kelly-t se Trump është dikush i përshtatet përkufizimit të përgjithshëm të një fashisti”.

Kandidati republikan iu përgjigj me një postim në rrjetin X, ku shkruan se Harris e ka mendjen të deformuar dhe se është një kërcënim për demokracinë që arrin deri atje sa ta quajë atë Adolf Hitler. Sipas Trump-it, Harrin po e ndjen që do të pësojë një humbje të rëndë. Sipas BBC-së, në sondazhet më të fundit Trump është aktualisht në avantazh në 4 nga 7 shtetet e diskutueshme federale duke i marrë Harris-it bastionin e demokrateve, Pensilvaninë.

Leave a Reply