Dëshmitë e reja tregojnë se ish-Presidenti nuk ka vepruar
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka injoruar lutjet e fëmijëve dhe ndihmësve të tij që i kërkuan të dënonte dhunën ne trazirat e vitit të kaluar në Kapitol.
Këto janë zbulimet një hetimi të fundit të Kongresit. Nëpërmjet dëshmive të reja bëhet e ditur se Trump i ndoqi trazirat nga Televizori në Shtëpinë e Bardhë. Sipas dëshmive, Trump nuk ka telefonuar forcat e rendit dhe as stafin e sigurisë kombëtare.
Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve dokumentoi rreth 187 minuta, që nga koha kur Trump u largua nga një tubim duke dërguar mbështetësit e tij në Kongres deri në kohën kur ai lëshoi një video nga Shtëpia e Bardhë. Paneli argumentoi se nuk kishte asgjë që mund ta detyronte presidentin që të vepronte.
Anëtarët e komitetit kanë sugjeruar se mund të ketë prova të mjaftueshme për të akuzuar ish presidentin, me akuza të tilla si pengimi i një procesi zyrtar të Kongresit, komplot për të mashtruar popullin amerikan ose ngatërresa e dëshmitarëve. Kjo pritet të jetë seanca e fundit e panelit para pushimit të verës dhe pritet që të rinisë punën në shtator me më shumë dëshmitarë dhe informacione.