Ish-Presidenti amerikan zotohet se do të forcojë ekonominë në vend
Në një intervistë për kanalin televiziv britanik GB Neës, ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se nëse do të ishte ende në krye të Shtëpisë së Bardhë, do t’i kishte dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Nëse do të isha president dhe këtë e them me bindje të plotë do ti jepja fund luftës brenda 24 orësh. Unë e njoh mirë Zelenskyin, por edhe Putinin.”
Presidenti i 45-të thekson se për t’i dhënë fund kësaj lufe, do të shfrytëzonte marrëdhëniet e tij personale me dy krerët e dy shteteve.
Trump u pyet edhe për zgjedhjet presidenciale, ku pritet të zyrtarizohet si kandidat në radhët e republikanëve.
“Po, mendoj se kemi një shans shumë të mire për të fituar. Të gjithë thonë se unë mund ta rimëkëmb ekonominë. Ne kishim ekonominë më të madhe në historinë e botës dhe unë do të jem në gjendje ta bëj këtë përsëri. Shpejt dhe lehtë.”
Trump mendon se një ekonomi e fortë në SHBA do të ndihmojë gjithashtu edhe në uljen e tensioneve me vende si me Kina, Koreja e Veriut dhe Irani.