Trump njeri i guximshëm”, Putin: NATO e ka humbur arsyen e ekzistencës së saj

Në një intervistë për një media ruse, Presidenti Vladimir Putin u  shpreh  optimist per rikthimin e Trumpit  në Shtëpinë e  Bardhë.

“Ai është një njeri shumë i guximshëm. Gjërat që ai tha për rifillimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe dëshirën e tij për të favorizuar një zgjidhje të krizës ukrainase mendoj se meritojne vemendje. Dhe duke e shfrytëzuar këtë rast, dëshiroj ta përgëzoj për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Më tej presidenti rus përmendi aleancën më të madhe ushtarake të globit duke thene se NATO e detyroi Rusinë të reagonte.

“NATO-ja e humbi arsyen e ekzistencës me fundin e Bashkimit Sovjetik: edhe SHBA-ja vetë e konsideron  tani një organizatë të dorës së dytë. Për ta mbajtur atë gjallë, nevojiteshin konflikte të reja. Duhej krijuar një frikë konkrete. Ishte e nevojshme të ndahej Rusia nga Evropa. Dhe kështu arritëm te grushti i shtetit në Ukrainë dhe armiqësitë në Donbass. Thjesht na detyruan të reagonim”, tha presidenti rus.

Trump u  shpreh  i gatshëm  për një bisedë me Putinin në një intervistë  të dhënë për NBC News. Megjithatë, republikani shtoi se ka folur me rreth  70 liderë botërorë që nga mëngjesi i 6 nëntorit, ndërsa kreu i Kremlinit  nuk ishte në mesin e tyre.

Leave a Reply