Trump: Nuk do të kandidoj më nëse humb zgjedhjet

Ish-presidenti Donald Trump ka thënë se nuk do të kandidojë sërish për zgjedhjet në vitin 2028 nëse humbet në zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori në SHBA.

Në një intervistë me Sinclair Media Group, ai u pyet nëse mund të parashikonte një tjetër kandidim në rast se mundet nga Zëvendës-Presidentja Demokrate Kamala Harris.

“Jo, nuk e bëj,” tha Trump.

“Unë nuk e mendoj fare këtë.”

Por ai shtoi se “shpresojmë se do të jemi shumë të suksesshëm”.

Ligji amerikan i ndalon presidentët të shërbejnë më shumë se dy mandate, dhe kështu Trump nuk pritet të kandidojë në vitin 2028 edhe nëse ai fiton, shkruan BBC. 

Në të kaluarën, Trump rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes së zgjedhjeve.

Por kjo është hera e dytë në katër ditë që ai përmend një shans për humbje.

Deklaratat e Trump për një humbje të mundshme mund të lidhen me perspektivat e Partisë Demokratike të cilat kanë ndryshuar që kur Harris u bë kandidate për Presidente, pas vendimit të Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara.

Leave a Reply