Ish-Presidenti në një intervistë për Fox News paralajmëron për një kërcënim brenda vendit
Donald Trump në një intervistë për Fox News ka deklaruar se kërcënimi i vërtetë për SHBA vjen nga disa të majtë radikalë.
“Ai nuk e ka idenë se çfarë po ndodh, me drejtësinë. Ai e kalon pjesën më të madhe të ditës duke fjetur. Mendoj se problemi më i madh janë njerëzit nga brenda. Kemi disa njerëz shumë të këqij. Kemi disa të sëmurë, të çmendur të majtë radikalë. Unë mendoj se ata duhet të merren nëse është e nevojshme, nga Garda Kombëtare ose nga ushtria”.
Ai hodhi poshtë çdo pretendim që votuesit e tij mund të krijonin kaos apo tensione.
Më heret kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka paralajmëruar për trazira në SHBA nëse Donald Trump humbet zgjedhjet e Nëntorit.
Ndërsa Kamala Harris paralajmëroi se veprimet e Trump mund të vënë në rrezik lirinë e njerëzve.
“Ai foli për armikun brenda vendit. Ai po thotë se konsideron çdo person i cili nuk e mbështet atë apo nuk i bindet vullnetit të tij një armik të vendit. Kjo është një çështje serioze. Ne e dimë se këdo të shënjestrojë sepse i ka sulmuar edhe më parë. Gazetarët , historitë e të cilëve ai nuk i pëlqen dhe zyrtarët e zgjedhjeve të cilët refuzuan të plotësonin vota ekstra për të.”
Ekipi i fushatës elektorale të Harris publikoi një spot të ri elektoral, të quajtur Armiku nga Brenda e cila paraqet Trump duke përmendur vazhdimisht këtë frazë.