Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sonte se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar: “Unë mendoj se mund të bëjmë diçka të rëndësishme”.
Trump nuk dha sqarime të mëtejshme, duke u thënë gazetarëve në Zyrën Ovale vetëm se “Uashingtoni po zhvillon diskutime serioze me Moskën”.
Më herët, Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se është i gatshëm për bisedime me homologun e tij amerikan, Donald Trump, për Ukrainën, duke e quajtur atë udhëheqës “të mençur” i cili do të mund ta kishte parandaluar nisjen e konfliktit më 2022.
Udhëheqësi rus nuk tha se kur do të mbaheshin bisedimet dhe Kremlini ka thënë më herët se po pret për “sinjale” nga Uashingtoni.