Kandidati presidencial republikan Donald Trump ka thënë se “sigurisht që do të marrë në konsideratë” përfshirjen e milairderit Elon Musk në kabinetin e tij, ose në rolin e një këshilltari. Deklarata e tij vjen pasi Musk ka mbështetur hapur Trump për fushatën presidenciale dhe ka mbajtur një intervistë me presidentin në rrjetin e tij social X.
Trump tha mbrëmë në një intervistë me rrjetin Reuters: “Ai është djalë inteligjent. Sigurisht që do të merrja në konsideratë përfshirjen e tij me administratën, pa dyshim”.
Ndërsa edhe Musk raportohet se ka reaguar ndaj deklaratës së Trump duke thënë se “jam gati të shërbej”.
Një pikë konfliktuale mes të të dyve është qëndrimi i Trump për makinat elektrike, për të cilat ka thënë se kur të vijë në pushtet do të anulojë subvencionet $7,500 në taksa federale për mjetet elektrike.
Në atë diskutim Trump shtonte “Më pëlqejnë shumë makinat elektrike por më pëlqejnë dhe ato me naftë, apo dhe hibridet ose tipet e tjera që dalin”.
Megjithse dyshja ka raport të mirë deri tani, admirimi i ndërsjelltë nuk ka qenë gjithmonë aty. Musk dikur ka qenë kritik i Trump, siç ka deklaruar në 2022: “Unë nuk e urrej atë, por është koha që ai të varë kapelën në gozhdë dhe të lundrojë drejt perëndimit”. Deklarata erdhi kur Trump kishte thënë se Musk e kishte gënjyer për faktin se për kë kishte votuar, shkruan rrjeti The Week.
Pas mbështetjes së dhënë nga Musk për Trump, ai ka distancuar lidhjet me kampin demokrat që kur Biden nuke ftoi në një panair të automjeteve elektrike në 2021.