Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen nga Afganistani të hënën vonë, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës dhe duke mbyllur një kapitull të historisë ushtarake që ka gjasa të mbahet mend për dështimet kolosale, premtimet e paplotësuara dhe një largim përfundimtar kaotik që i kushtoi jetën më shumë se 180 afganëve dhe 13 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, mosha e disa prej të cilëve ishte vetëm pak më e madhe se sa vetë lufta.
Disa orë përpara së martës, afati i përcaktuar nga Presidenti Joe Biden për përfundimin e misionit të transportit ajror, dhe rrjedhimisht përfundimin e luftës amerikane, avionët e Forcave Ajrore bartën kontigjentin e mbetur të trupave nga aeroporti i Kabulit.
Mijëra trupa kishin kaluar dy javë të tmerrshme, duke siguruar një transport ajror të përshpejtuar dhe të rrezikshëm të dhjetëra mijëra afganëve, amerikanëvedhe të tjerëve që donin të iknin nga një vend i sunduar përsëri nga militantët talebanë.
Në konferencën e shtypit ku deklaroi përfundimin e përpjekjeve të evakuimit dhe luftës, gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, tha se avionët e fundit u ngritën nga aeroporti i Kabulit në orën 3:29, sipas kohës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul./VOA/