Prej disa ditësh Britania e Madhe është përfshirë nga trazirat e ekstremit të djathtë. Por të mërkurën në mbrëmje mijëra njerëz demonstruan në vend kundër racizmit dhe urrejtjes.
Njerëzit dolën në rrugë në disa qytete në të gjithë vendin duke përfshirë Londrën, Sheffield-in, Bristol-in dhe Brighton-in.
Qeveria britanike vuri në gatishmëri rreth 6.000 njësi speciale policore për të qenë e përgatitur për demonstratat e paralajmëruara nga dy grupet e tubuesve.
Por në mbrëmje ishin kryesisht kundërprotestuesit ata që u mblodhën paqësisht me pankarta në duar për të dhënë mesazhe kundër dhunës.
Trazirat në Britaninë e Madhe erdhën pas një sulmi me thikë, ku mbetën të vrarë 3 fëmijë dhe u plagosën disa të tjerë.
Në internet qarkulloi informacioni i rremë se sulmuesi ishte një azilkërkues mysliman.
Por policia bëri të ditur se i dyshuari është një i ri 17-vjeçar, i lindur në Britaninë e Madhe.