Turqi, 4 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga stuhia e erës

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë lënduar në rajonin e Marmarasë përfshirë edhe Stambollin, si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, në një deklaratë nga rrjetet sociale informoi lidhur me stuhinë që goditi rajonin e Marmarasë.

Ai informoi se nga stuhia kanë pësuar dëme dhe ka të lënduar në qytetet e Stambollit, Bursës dhe Bolu-s.

“Në incidentin janë lënduar 38 persona, kurse kanë humbur jetën 4 të tjerë. Të plagosuri janë dërguar në spitale”, tha Koca.

Koca gjithashtu tregoi se 24 ambulanca, 3 ekipe Kombëtare Mjekësore të Shpëtimit (UMKE) pranë Ministrisë turke të Shëndetësisë si dhe 87 personel shëndetësor janë në detyrë.

“Shprehim ngushëllimet tona dhe të kaluara për popullin e rajonit dhe të mbarë vendit tonë. Punimet tona vazhdojnë”, tha ministri turk.

Zyrtarët në disa qytete në Turqi, dje njoftuan se arsimi u pezullua për një ditë për shkak të ndikimit të vazhdueshëm të stuhisë.

Erërat e fuqishme dhe stuhitë sipas zyrtarëve të motit do të vazhdojë deri në mbrëmjen e sotme.

Dje, duke u përballur me kushte të pafavorshme ajrore, linja ajrore Turkish Airlines dërgoi në aeroportet jashtë qytetit të paktën gjashtë aeroplanë që nuk mundeshin të ulen në Stamboll.

Mes stuhisë, autoritetet morën masa paraprake, duke anuluar transportin detar dhe duke mbyllur ngushticën e Bosforit, që lidh Detin Marmara dhe Detin e Zi.

Disa varka të ankoruara në Maltepe dhe Pendik pësuan dëme të rënda si pasojë e stuhisë që shkaktoi edhe përplasjen e një anije mallrash me një skelë në Portin Ambarlı.

Zyrtarët shtetërorë të motit thanë se erërat në rrethin Beylikdüzü kishin shpejtësi deri në 129 kilometra në orë.

https://www.facebook.com/591668437941941/posts/1271217853320326/

Leave a Reply