Turqia tha të martën se po vendos kufizime tregtare ndaj Izraelit që prekin një sërë prodhimesh derisa Izraeli të shpallë një armëpushim në Gazë.
Kufizimet përfshijnë 54 artikuj si hekur, çelik, çimento, karburant për avionë dhe plehra kimike.
Kufizimet u vendosën një ditë pasi Izraeli bllokoi një kërkesë turke për të dërguar ndihma në Gazë. Shumë vende kanë hedhur ndihma nga ajri në përpjekje për të tejkaluar atë që organizatat humanitare thonë se është pamundësia për të dërguar ndihma përmes rrugëve tokësore.