Një 16-vjeçar ra nga kati i 12 i një ndërtese teksa përpiqej të kapte celularin e tij. Adoleshenti i fiksuar pas celularit, Ismail Ababey u rrëzua tragjikisht nga dritarja e shtëpisë së tij, teksa ishte vetëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në 1 mars në Stamboll.
Së fundmi kamerat e sigurisë kanë zbuluar pamje nga momenti tragjik. Aty duken sesi kalimtarët e rastit që përpiqen ta mendojnë, ndërsa ai ishte ende gjallë. Por më pas 16-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të rënda.
Nga rindërtimi i ngjarjes dhe pamjet e kamerave të sigurisë, mediat e huaja shkruajnë se Ismaili po dëgjonte muzikë me kufje kur celulari i tij, i vendosur në prag të dritares, rrëshqiti. Në tentativë për ta kapur në momentet e para, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua për vdekje.