Udhëheqësit evropianë nuk bien dakord për paketën e fundit të sanksioneve ndaj Rusisë

Udhëheqësit evropianë nuk arritën të bien dakord për paketën e fundit, të 18-të, të sanksioneve kundër Rusisë në takimin e Këshillit Evropian të mbrëmshëm në Bruksel.

Hungaria dhe Sllovakia mbajtën qëndrime kundër masave të propozuara, raporton The Guardian. 

Ata kundërshtuan një propozim të BE-së për të hequr dorë gradualisht nga gazi rus.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha gjatë natës se të dy vendet ishin “një ekip”, ndërsa këmbënguli se “nuk mund ta pranojmë propozimin e BE-së që të mos blejmë më naftë dhe gaz rus”.

Gjatë natës, Rusia thuhet se qëlloi mbi 350 dronë dhe tetë raketa drejt Ukrainës, kryesisht duke synuar qytetin e vogël perëndimor të Starokostiantyniv, ku ndodhet një bazë ajrore e rëndësishme ukrainase.

Por udhëheqësit e BE-së ranë dakord për qasjen e tyre ndaj negociatave të ardhshme tregtare me SHBA-në, me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen që deklaroi:

“Mesazhi ynë sot është i qartë, ne jemi gati për një marrëveshje.”

Por pastaj ajo paralajmëroi: “Ne do të mbrojmë interesin evropian sipas nevojës. Shkurt, të gjitha opsionet mbeten në tryezë.”

Leave a Reply